Ndërsa rastet me koronavirus po rriten, kryeministri britanik Boris Johnson do të vendosë masa të tjera për baret dhe restorantet, si dhe do t’iu bëjë thirrje qytetarëve që të punojnë nga shtëpia, në një përpjekje për të trajtuar valën e dytë të shpejtë të shpërthimit të koronavirusit.

Por këto masa janë larg atyre që Johnson vendosi në muajin mars.

“Ne e dimë që kjo nuk do të jetë e lehtë, por ne duhet të marrim masa të mëtejshme për të kontrolluar ripërhapjen e rasteve me COVID.”

Këto masa vijnë në një kohë kur mjekët pohuan të hënën se Britania e Madhe u përball me një normë vdekjeprurëse në rritje në mënyrë eksponenciale brenda disa javësh, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.

Rastet e reja me virus po rriten me të paktën 6 mijë në ditë në Britani. Po ashtu, pranimet në spital po dyfishohen çdo tetë ditë, si dhe po ndryshon edhe sistemi i testimit.

Nga ana tjetër, ministri i lartë i kabinetit Michael Gove deklaroi se shkollat në Britani duhet të qëndrojnë të hapura.

“Ne po përpiqemi të vendosim një ekuilibër. Ne jemi duke u përpjekur të themi që shkollat, natyrisht, duhet të mbeten të hapura.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *