E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

PSG çmendurira për Ronaldon, thyet çdo rekord?

Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Real Madridi gjatë merkatos së verës.

 

Portugezi i ka kumtuar këtë lajm shokëve të skuadrës, ndërsa mediat më të mëdha botërore kanë filluar të shkruajnë për klubin e ri të portugezit.

 

Reklamë

Së fundmi është zbuluar edhe një ofertë e ‘çmendur’ nga gjiganti francez, Paris Saint Germain.

 

PSG e dëshiron transferimin e Ronaldos që disa vite, ndërsa tani duket se është më afër se asnjëherë më parë, – Telegrafi.

 

Sipas asaj që ka shkruar sot ‘Corriere Dello Sport’, gjiganti francez ka ofruar 140 milionë euro në drejtim të Real Madridit për Ronaldon.

 

Ndërkohë, katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’, ka para vetës një kontratë katër vjeçare.

 

Në rast transferimi në PSG, Ronaldo do të fitojë 30 milionë euro pagë vjetore, që është më e larta e ndonjë futbollisti në Evropë.

 

Mbetet të shihet nëse Real Madridi do ta pranojë ofertën prej 140 milionë eurove dhe në rast se një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë Ronaldo do të bëhej përsëri futbollisti më i shtrenjtë në histori.

Vazhdo të lexosh

Reklamë