Bayern Munich është praktikisht kampion për herë të 35-të në Bundesliga. Do të mjaftojë vetëm një barazim këtë të diel përballë Shtutgartit që bavarezët të shpallen zyrtarisht kampionë.
Praktikisht mund të thuhet se Bayern Munich është shpallur tashmë kampion, pasi ka 12 pikë diferencë nga Borussia Dortmund kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionat, si dhe 48 gola diferencë. Do të duhej vetëm një mrekulli që verdhezinjtë të mos lejonin festën bavareze.
Që të ndodhë një mrekulli ku Dortmundi të shpallet kampion në fund, do të duhet që verdhezinjtë të shënojnë mbi 10 gola për ndeshje në 4 javët e ardhshme, ndërsa Bayerni të mos fitojë asnjë ndeshje dhe të pësojë mbi dy gola për ndeshje pa shënuar asnjë.

Kujtojmë gjithashtu që Bayern Munich, vetëm një javë më parë, theu edhe rekordin e sezonit 1971–72 duke kaluar numrin e 101 golave të shënuar brenda një sezoni, ndërsa mund ta thellojnë këtë rekord edhe më shumë gjatë 5 ndeshjeve të mbetura.
Gjithashtu, bavarezët u kualifikuan në mesjavë për në gjysmëfinale të Champions League, pasi mposhtën Real Madrid edhe në ndeshjen e kthimit.
Skuadra e Vincent Kompany këtë sezon është në garë edhe për Kupën e Gjermanisë, ku tripleta mbetet synimi kryesor.





