E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se kur do të mbahet takimi dypalësh në Uashington

Raundi i ri i bisedimeve për armëpushim midis Izraelit dhe Libanit do të zhvillohet të enjten në Uashington.

Zyrtarët izraelitë dhe libanezë do të zhvillojnë bisedime në Uashington të enjten, tha një burim izraelit për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti.

Izraeli do të përfaqësohet nga ambasadori i tij në Shtetet e Bashkuara, Yechiel Leiter.

Kryetari i Parlamentit libanez, Nabih Berri nuk pranoi të thoshte nëse mbështeste hapjen e negociatave të drejtpërdrejta me Izraelin, një mundësi që presidenti libanez Joseph Aoun thuhet se po e shqyrton.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë