Mes dy fermerëve, Adit dhe Fabiolës, duket se ka nisur një romancë.
Të premte, Adi mori pjesë në dasmën e vëllait të tij në Gjakovë dhe si shoqëruese, ai mori Fabiolën.
Por pavarësisht kësaj, Adi në mbrëmjen e sotme ka deklaruar se ai ka lënë një lidhje të hapur jashtë, për të cilën ka dhe ndjenja, por refuzoi ta komentoj më tej.
“Kam dikë jashtë, por nuk dua të flas për këtë”, tha Adi.
Por nga ana e Fabiolës, kjo gjë nuk është pritur edhe aq mirë. Ajo tha se në një lidhje kërkon përkushtim maksimal dhe nga një mashkull kërkon që të jetë 100% I saj, ose shanset për të qenë bashkë janë 0.
“Unë kërkoj sigurinë. Nëse dashuronë dikë jashtë, unë jam 0”, tha Fabiola.
Por edhe në sytë e fermerëve, mes dyshes mund të ketë diçka, duke e vënë theksin tek tërheqja që ata kanë mes njëri-tjetrit.





