Bota
Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

Një person ka humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani privat në Zvicër njoftuan autoritetet policore.
Sipas policisë zvicerane, ngjarja ndodhi në zonën e Oberlangenegg, ku një aeroplan privat u rrëzua në një fushë rreth orës 13:30 me orën lokale.
Piloti, një shtetas zviceran 64-vjeçar, humbi jetën në vendngjarje.
Autoritetet kanë bërë të ditur se shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta dhe hetimet janë në vazhdim.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




