E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

U dëmtua në ndeshjen me Realin, Gnabry do t’i mungojë gjatë Bayernit

Bayern Munich do të duhet të bëjë pa Serge Gnabry për një periudhë të gjatë.

Sulmuesi 30-vjeçar luajti titullar në fitoren e Bayernit ndaj Real Madridit të mërkurën në Champions, por u zëvendësua nga Jamal Musiala në minutën e 61-të për shkak të një dëmtimi.

Të shtunën, ai mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të Bayernit përpara ndeshjes ndaj Stuttgart, por lajmet e fundit nuk janë pozitive.

Ekzaminimet emjekësore më pas diagnostikuan Gnabryn me një këputje të muskulit aduktor në këmbën e djathtë. Ende nuk dihet se kur do rikthehet në fushë lojtari, por sipas të gjitha gjasave do mungojë gjatë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë