Mijëra protestues kane marrshuar kete te shtune në rrugët e Hong Kongut pavarësisht paralajmërimeve nga policia se protestuesit mund të nxisnin përplasje me banorët lokalë.

Protestuesit, te veshur në rroba të zeza, protestuan Yuen Long, një zonë ku më 21 korrik, një grup njerëzish sulmuan brutalisht dhjetëra persona në një stacion hekurudhor.

Policia refuzoi që të japë leje për marshimin e kesaj te shtune, duke thënë se kishte rrezik të madh për sigurinë. Por, protestuesit pavarësisht kësaj kanë dolen në rrugët e Hong Kongut.

Protestat masive nisën në Hong Kong muajin e kaluar, për të kundërshtuar një projektligj për ekstradimin, që do të lejonte që personat e dyshuar të gjykoheshin në Kinë.

Ky projektligj më pas u pezullua, por kërkesat e protestuesve u rritën. Ata po kërkojnë zgjedhje direkte, shpërbërjen e legjislaturës aktuale dhe hetim mbi brutalitetin e dyshuar policor në territorin kinez./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *