Subscribe

Protestueset gra të Unazës së Re këtë të premte kanë hyrë në ambientet ku mbahej tryeza e OSBE “Forumi për zhvillimin e Medias” ku ndodhej edhe ambasadori Bernd Borchardt dhe kanë ndërprerë për disa minuta konferencën.

Ato mbanin në duar pankarta që shkruhej, “Borchardt të shpallet non grata”, “Gishti i mesit nuk e nderon OSBE”.

Ky i fundit ka kërkuar nxjerren jashtë ambjenteve të konferencës së organizuar nga OSBE të protestuesve.

Më pas ai i kërkoi ndjesë të pranishmëve në sallë për këtë incident.

Protestat ndaj Borchardt janë kryer pasi pak javë më parë ai pati një përplasje me banorët e Unazës së Re ndaj të cileve ai reagoi me gjest fyes pasi ndaj kishte pasur fillimisht disa thirrje kundërshtuese.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *