Policia Kufitare në Kakavijë njofton se është informuar nga autoritetet kufitare greke, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, se sot nga ora 12:00 deri në 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar.
Bllokimi ndodh në zonën e fshatit Kallpaq, për shkak të një proteste të paralajmëruar të fermerëve grekë.
Lexo edhe :
Sipas njoftimit, gjatë orëve të bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe u sugjeron të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë në qarkullim.






