Ministri I Bujqësisë Bledi Çuçi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë kompesim për fermerët pasi sipas tij çështja e çmimit I përket tregut.

 

I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, ku komentoi protestën e zhvilluar këtë të mërkurë nga ana e fermerëve në Lushnje, ministri Çuçi renditi disa faktorë që sipas tij sollën mos shitjen e domates nga ana e fermerëve.

 

Ai u ndal gjithashtu edhe tek situate politike ku theksoi se zgjedhjet e parakoshme nuk janë një rrugëzgjidhje për krizën politike në vend.

 

Intervista e Plote

Fermerët kërkojnë subvencionim sipas prodhimit si në vende të tjera thonë ata dhe opozita.

 

Në fakt ka disa forma dhe skema subencionimi. Ne kemi një skemë që e aplikojmë prej kaq shumë kohësh. Nuk ka qenë asnjëherë sipas prodhimit. Padiskutim sektori i bujqësisë është sektor i vështirë, nuk diskutohet pasi nuk varet thjesht nga angazhimi i vetë fermerëve nga politikat që mund të ndjeki një qeveri. Por varet shumë edhe nga konjektura të tjera që lidhen me motin…probleme pra që janë të pavarura nga subjekte të ndryshme. Në rastin konkret me domaten pak a shumë është e njëjta gjë. Përveç asaj poblemi me surprodhimin e domates lidhet në një farë mënyre edhe…së pari me atë pra me motin e pazakontë në shumë vite që po mban dhe mbajti deri në fund të tetorit në gjithë rajonin që bëri që të ketë prodhim edhe rajon edhe bëri që domatja shqiptare të mos ishte kërkuar për eksport. Së dyti që moti I ngrohtë, I nxehtë doja të thosha, poqi para kohe domatet në sera dhe jo me predicitetin që duhet të prodhojë në një kohë normale dhe së treti janë dhe gabimet që bëjnë vetë fermerët duke tentuar që në rastin konkret për të liruar serën më shpejt për të mbjellë kastravecin në mënyrë që kastravecin ta kapin në shkurt kur çmimi i tij është më I larti në të gjithë rajonin, ato tentuan t’I mbjellin më shpejt domatet. Duke I mbjellë në korrik dhe e volën në shtator. Të gjitha këto së bashku bënë që të kishte një superprodhim dhe të mos kishte treg dhe çmim të volitshëm për ata.

 

Ata kërkojnë kompesim për fitimet e humbura, fatkeqësitë natyrore etj. Është e mundur?

 

Kompesim jo. Ajo është çështje tregu sepse ashtu mund të kërkonte çdo sector për fitimet e humbura.

 

Kërkojnë barazi të TVSH si në shitje ashtu dhe në blerje. Kjo është e mundur?

 

Ajo është një skemë që qeveria jonë e vendosi në 2014. Ishte një skemë që u vendos për një periudhë të përkohshme dhe u hoq vjet me paketën e vjetshme fiskale. Por kjo nuk ka të bëjë fare me me çmimin e prodhimit bujqësor, sidomos me pjesën e fruta-perimeve. Çmimi është tërësisht konjekturë e tregut. Madje po u them – se dhe aty pak fermerë kishte mesa pashë unë – duhet ta dinë se çmimi I domates tashmë është rritur. Dhe të gjithë ata që patën një plan më të qartë për mbjelljen e domates dhe çfarë kultivari kanë mbjellë, pasi ka rëndësi dhe kultivari që mbjell, do përfitojnë tani nga çmimi I lartë që ka eksporti.

 

Opozita por edhe përkrahësit e saj në radhët e fermerëve thonë se ulja e TVSH-së në 6% që për ju ishte një masë tejet pozitive, në fakt sipas tyre ka sjellë konflikt mes prodhuesëvr dhe eksportuesve. 

 

Nuk ka një konflikt mes prodhuesve dhe eksportuesve. Por siç e thashë e vendosëm ne 20% në 2014 si një masë provizore për t’I dhënë një impuls pikërisht grumbulluesve. Në momentin që flasim në Shqipëri janë bërë disa grumbullues goxha të mbëdhenj të cilët po udhëheqëin eksportin e prodhimeve bujqësore dhe filozofia jonë kjo ka qenë që të forconim këtë hallkë të ndërmjetme. Sepse është hallka më e rëndësishme që lidh produktin me tregun.

 

Sot Shqipëria sipas opozitës më shumë importon sesa eksporton në fushën e prodhimeve bujqësore duke e përmbysur rendin?

 

Nuk ka qenë asnjëherë e kundërta dhe ja po ua them unë. Bilanci tregtar imort-eksport ka qenë në 2010: 1 me 6. Pra ne eksportonim 1 dhe iomportonim 6. Në 2013 kur ne erdhëm në qeverisje ishte: 1 me 4.5. Sot që flasim, sivjet, 6 mujori I parë nga instituti I statistikave për herë të parë në historinë e Shqipërisë ka zbritur nën 3 pra: 1 me 2.9. pra ne eskportojmë 1 dhe importojmë 2.9. Ka qenë 1 me 6. Shiko çfarë ndryshimi kemi bërë. Kurrë nuk ka qenë bilanc pozitiv.

 

Opoizta po kërkon zgjedhje të parakohshme pasi vetëm aty e sheh rrugëdaljen nga kriza. Ju si mendoni?

 

Unë s’mendoj se kjo është rrugëdalje. Pasi opozita dhe vetë nuk është e qartë. Ata kanë dalë vetë nga sistemi nuk I nxori njeri me zor. Kështu që ata ta gjejnë vetë rrugën sesi të futen në sistem por gjithmonë rrugën kushtetuese jo atë jokushtetuese. Kemi një kushtetutë kemi një ligj, kemi një qeveri të ligjshme. Qytetarët kanë votuar, kanë mandatuar një qeveri për katër vite. Të mbarojë mandate I kësaj qeverie dhe të bëhen zgjedhjet normale në 2021.

 

Kritika ka pasur javët e fundit në lidhje me lincesimin e një apo disa laboratorëve privatë në një kohë kur sipas kritikëve shteti I kishte dhe I ka shumë të mirë laboratorët e vet.

 

Shteti ka lobaratorë. Por së pari duhet të sqarojmë diçka që nuk kemi të bëjmë me asnjë skemë PPP-je siç u fol por ëhstë thjehst një autorizim. Një laborator i caktuar merr autorizimin që të kryej analiza për një gamë të caktuar. Dhe ajo është e përcaktuar për çfarë game sepse ne shkojmë verifikojmë atje a është laboratori në gjendje për të bërë analiza të tilla dhe çdo subjekt është I lirë që t’I bëjë analizat në një laborator të autorizuar që është privat apo në një që është shtetëror. Shteti vet bën aty ku mendon se është më I mirë. Dhe sigurisht ne kemi laborator shumë të mirë sa I takon analizave të para. Pastaj sa I takon laboratorit të referencës, sepse kjo është shumë e rëndësishme – pra apeli në rast se palët nuk bine dakord – është vetëm ISUVI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *