Subscribe

Dhjetëra pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese në Vlorë kanë protestuar këtë të shtunë përpara policisë kufitare.

 

 

Ata e konsiderojnë të padrejtë bllokimin e aktivitetit të tyre pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi në Himarë ku skafi i drejtuar nga Arian Tase vrau vogëlushen 7-vjeçare Jonada Avdia.

 

 

Të revoltuar ata shprehen se i kanë të gjitha dokumentet e duhura dhe bllokimi i punës iu shkakton dëme të mëdha ekonomike, përfshirë kreditë dhe rrogat e punonjësve. Sipas tyre, ngjarja në Potam, nuk mund të paralizojë sezonin turistik.

 

 

Shkoj në stacionin e policisë në Triport, i çova të gjitha dokumentat. Më thanë që je në rregull dhe të na falni, ju përjashtoheni, mund të vazhdoni punën. Të nesërmen më ndalojmë mjetin me 30 të huaj dhe më thonë do ktheheni. Në thanë do verifikohen dhe më pas do punoni. Kur do punojmë. Vrau njëri dike dhe ne do rrimë pa bukë? Kam kredi dhe paguajnë punëtoret. Si do i paguaj?

 

Një tjetër administrator i mjeteve lundruese shprehet se bllokimi i aktivitetit është bërë pa asnjë lloj proces-verbali.

 

 

Kemi paguar taksat dhe jemi me dokumentacion të rregullt. Nuk e kuptoj arsyen pse duhet të na bllokojnë. P asnjë lloj shpjegimi dhe pa asnjë procesverbal.

 

 

Mes tyre ishte dhe një shqiptar që jeton prej vitesh në Angli. Sipas tij, ngjarje të tilla jashtë shtetit menaxhohen ndryshe, e jo duke bllokuar lundrimin.

 

 

Unë kam pasaportë angleze me flamur anglez. Vajta dje në Triport dhe nuk më lanë të hyja. Patenten e kam angleze, mjetin e kam me flamur anglez. Une 5 jam se do iki të premten. Incidente ndodh në çdo vend të botës dhe vazhdon puna. Secili bën gabimet e veta dhe i heq vetë.

 

 

Menjëherë pas vrasjes së Jonada Avdiajt në plazhin e Potamit, policia kufitare e Vlorës paralizoi të gjitha mjetet lundruese, duke iu verifikuar dokumentacionin përkatës.

 

 

Një ditë më parë, kreu i policisë Gledis Nano, përmes një letre drejtuar Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkive, ngriti shqetësimin se pranë komisariateve nuk është raportuar asnjë shkelje nga skafet dhe mjetet e tjera, duke nënkuptuar këtu se këta institucione nuk bëjnë kontrollet e duhura.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *