Prokurorët turq kanë hapur hetimet në lidhje me akuzat për parregullsi në zgjedhjet lokale të Stambollit. Në sajë të këtyre hetimeve janë marrë në pyetje më shumë se 100 zyrtarë të qendrave të votimit.
Ndërkohë në zgjedhjet lokale Partia Popullore, që është partia kryesore e opozitës (CHP), në aleancë me partitë më të vogla, fitoi bashkitë e Stambollit dhe Ankarasë, duke i dhënë fund një çerek shekulli të kontrollit nga Partia AK e Presidentit Taip Erdogan dhe paraardhësit e tij islamik.
Presidenti Erdogan pas daljes së rezultatit ka bërë thirrje për anulimin e votimit në Stamboll dhe rimbajtjen e procesit zgjedhor atje, një perspektivë që ka mbajtur tregjet financiare turke në skenë që nga zgjedhjet e 31 marsit.
Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) ende nuk ka vendosur për kërkesën e AKP-së për rezultatin e zgjedhjeve të Stambollit, por ka urdhëruar zyrtarët e zonave zgjedhore në Stamboll të kryejnë inspektime ndaj zyrtarët të votimit.
Sipas mediave turke hetimet janë përqëndruan në rrethet e Maltepe, Kadikoy dhe Atasehir të Stambollit, të tre prej të cilave u fituan nga CHP. Të dyshuarit po merren në pyetje lidhur me akuzat për shkelje të ligjit zgjedhor dhe abuzimin e pozitës në numërimin e votave.





