Subscribe

Procesi i votimit deri tani ka hasur në disa problematika. Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha deklaroi se në 230 qendra votimi ka patur probleme teknike me aparaturat.

 

“Qendrat e Votimit kanë qenë të pajisura me bazën materiale. Lidhur me numrin e operatorëve që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektorin, ka pasur disa QV që nuk kanë qenë të pajisura me operatorë, në zona të thella, ku infrastruktura ka qenë e vështirë. Në këto QV nuk ka ndonjë problematikë sa i përket procesit të votimit. Pasi procesi i votimit në këto raste vijon sipas procedurave manuale. Procesi është në dinamikë. Ka pasur disa problematika në disa QV, nga 5.199, 230 QV që ka pasur problematika ndoshta dhe për shkak të presionit, ndoshta dhe për shkak të mosardhjes në trajnime të komisionerëve për përdorimin e aparaturave.”

 

Kështu, në Pirg të Bashkisë Maliq është ndërprerë procesi për shkak të defektin me aparaturën. Edhe në Libofshë është bllokuar procesi prej problemeve me pajisjen e identifikimit. I njëjti problem ka penguar punën edhe në tri qendra votimi të Bashkisë Selenicë, ku po vijohet manualisht identifikimi i votuesve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *