Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të zhvillojë takime me 3 dhe 4 shkurt me të gjithë krerët e shtetit shqiptar.

 

Me të mbërritur në kryeqytet, Sassoli do të takohet në orën 11:00 me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Pas kësaj vizite, do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku më pas do të ndiqet me mbajtjen e një konference të përbashkët për shtyp në ambientet e Kryeministrisë.

 

Axhenda e kryeparlamentarit do të vijojë me homologun e tij, Gramoz Ruçi. Më pas, David Sassoli ka të programuar edhe një fjalë përshëndetëse përballë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

 

Po ashtu, në 16:00 ka planifikuar edhe një takim me presidentin Ilir Meta.

 

Ndërkohë, më 4 shkurt, Sassoli pritet të takohet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Vizitën e tij pritet ta përfundojë me një takim me me liderët e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

 

Më 3 shkurt

Në orën 11:00 takohet me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca

Në orën 11:30, takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, në orën 12:15 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e Kryeministrisë

Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare

Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare

Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.

Më 4 shkurt

Në orën 09:30 takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Në orën 10:45 takim në selinë e Partisë Demokratike me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *