Presidenca i ka dërguar kërkesë Prokurorisë që të verifikojë numrin që i ka bërë presion zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.
Presidenca ka kërkuar zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarjeje.
Presideti Meta deklaroi të enjten se një person kishte telefonuar në Presidencë në emër të nëj ambasade të huaj në Tiranë dhe kishte kërkuar që Blushi të fshinte një status që kishte bërë në Facebook.
Duke e cilësuar si një lojë politike, Meta paralajmëroi diplomatët se nëse janë bërë pjesë e kësaj loje do mbajnë përgjegjësi.





