Edhe pse viti mësimor ka përfunduar, klasat dhe oborret vazhdojnë të mbushen çdo ditë me nxënës që janë pjesë e programit të shkollave verore. Për dy javë me radhë, fëmijët marrin pjesë në aktivitete sportive, artistike dhe edukative.
Në njërën prej klasave, nxënësit ndjekin programin e “art dhe zeje”, ku përmes vizatimit zhvillojnë aftësitë krijuese.
Ndërsa në një tjetër klasë, fëmijët po mësojnë rregullat e qarkullimit rrugor në prani të punonjësve të Policisë së Shtetit.
“Ne sot mësuam pë rrregulat e qarkullimit”.
“Ne kemi mësuar shumë gjëra, këndojmë lexojmë, kërcejmë, bëjm ë edhe lojëra argëtuese”.
Lojërat dhe aktivitetet argëtuese zënë një pjesë të rëndësishme të programit. Në këtë sallë, fëmijët po marrin pjesë në lojëra të organizuara në grup.
“Po kënaqem shumë më shumë e bukur bëjmë lojëra aktivitete shumë gjëra. Kam shumë shoqe luajmë më litar, pingpong”.
“Më pëlqen shumë, kam ardhur të gjitha ditët, tre herë”.
“Unë kam tre ditë, mirë fuket këndoj lexoj, loz, bëj shumë gjëra të ndryshme. Kënaqem, vizatoj, mësueset janë ëshumë të mira”.
Në organizimin e aktiviteteve janë angazhuar edhe nxënës vullnetarë nga gjimnazet e vendit.
Vij nga shkolla Sinan Tafaj, për të ardhur këtu kisha një dëshirë të madhe, të rrija me fëmijët të argëtohesha me aktivitete të ndryshme këtu. Është eksperiencë për mua do më shërbejë pr të ardhmen.I dua fëmijët dhe më bëjnë të lumtur ndaj erdha këtu”, tha Aurora Braho, vullnetare.
Mësuesit thonë se interesi për shkollat verore është i lartë.
“Është viti I dytë që hap shkollën veroreed për nxënësit tanë për komunitetin. Është eksperiencë e bukur, fëmijët argëtohn dhe kërkesat janë në rritje ëpr të ardhur. Ka aktivitete të shumllojshme me një staf të gjer të kualifikuar mësuesish. Kemi patur mbështetjen e të gjithë institucioneve me pun vullnetare.
Ne kemi patur regjistrim të madh e kemi nr vetëm në rritje nga dit anë ditë vijnë fëmijë të rinj që nuk e kanë bërë regjistirmin por vijnë fizikisht këtu dhe ne I kemi pranuar”, u shpreh Shpresa Abazi, mësuese.
Këtë vit, programi po zbatohet në 47 shkolla të kryeqytetit duke përfshirë rreth 7.500 nxënës. Fëmijët janë angazhuar në klube të ndryshme, që përfshijnë artin, leximin, sportin, muzikën, teatrin, teknologjinë dhe gjuhët e huaja. Përmes këtyre aktiviteteve synohet që periudha e pushimeve të shndërrohet në një mundësi për të mësuar, krijuar dhe per tu socializuar.





