Ministria e Jashtme e Portugalisë ka pezulluar lëshimin e vizave hyrëse për shtetasit iranianë dhe se ka rritur sigurinë në konsullatën e saj në Teheran.

 

Përmes një njoftimi për mediat ministriaka bërë të ditur vendimin e saj, ku ka theksuar ndër të tjera se nuk është politik ose për shkak të “kushteve të përgjithshme të sigurisë”.

 

Gjithashtu në deklaratë thuhet se pezullimi është i përkohshëm dhe se po bëhen marrëveshje alternative për të lëshuar dokumente udhëtimi për iranianët.

 

Më 15 korrik, ministri i Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva, i tha një komisioni parlamentar se pezullimi bëhet për arsye të paspecifikuara të sigurisë. Pezullimi vjen në kohën e tensioneve në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *