Policia rrugore ka vijuar me kontrolle në të gjitha akset kryesore në Korçë. Gjashte persona janë arrestuar në flagrancë, nga të cilët 4 për “drejtim te mjetit në mënyrë të parregullt” dhe 2 për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Ndërkohë, dy shofere te tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Për shkeljet e konstatuara, rrugoret vendosen 815 masa administrative.

 

Policia beri te ditur se shoferet u gjeten duke udhëtuar te dehur, pa rrip sigurimi ose duke përdorur celularin. Për pasoje, u pezulluan edhe 14 leje drejtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *