20 drejtues mjetesh janë arrestuar këto 24 orë të fundit, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 15 ishin të papajisur me leje drejtimi.

Ndërkohë, janë pezulluar 139 leje drejtimi, nga të cilat 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 89 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 40 për shkelje të tjera të ndryshme.

Po ashtu, ii rezultat i kontrolleve janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për shkelje të semaforit. 

“Janë proceduar 225 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat; Janë proceduar 269 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Janë proceduar 246 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit. #MosDrejtoMjeteNënEfektine🥃 #RespektoKufizimineShpejtësisë #PedaloNëPistatERezervuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Patrullimet dhe kontrollet janë përqëndruar në ato segmente rrugore, si brenda dhe jashtë qytetit, të cilat janë evidentuar me risk të lartë për ngjarje rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *