Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

Policia aksion në 5 qarqe, pezullohen 176 leje drejtimi/VIDEO

5 Janar 15:18

Rrugorja ka pezulluar 176 leje drejtimi në qarqet e Tiranës, Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Elbasanit për shpejtësi tej normave të lejuara.

 

Me anë të radarëve “Trucam”, janë marrë dhe masa të tjera administrative nga të cilat 235 për mosrregullim shpejtësie, ndërsa sa i përket drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit janë pezulluar 41 leje drejtimi si dhe janë arrestuar 9 persona.

 

Gjithashtu policia bën me dije se në kuadër të këtij kontrolli janë evidentuar dhe ndëshkuar 456 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

 

“Në Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan, radarë Trucam për të monitoruar dhe parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Radar edhe në rrugët e brendshme të qytetit të Tiranës.

Masa edhe në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore që shkaktohen si pasojë e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Kontrolle të shtuara me alkooltestues dragera.

Si rezultat i këtyre masave, gjatë 24 orëve të fundit deri në këto momente, janë pezulluar 176 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, nga këto: 51 në Tiranë, 47 në Durrës, 49 në Lushnjë-Fier nga njësia Operacionale e Policisë Rrugore, 15 në Lezhë dhe 14 në Elbasan. Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë vendosur 235 masa administrative për mosrregullim shpejtësie, veçanerisht në qendrat e banuara dhe shpejtesi jo më shumë se 20 km/h mbi normat e lejuara.

Si rezultat i kontrolleve me aparatin alkooltestues drager, në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 9 prej të cilëve në Tiranë, si dhe janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Po gjatë kontrolleve janë verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, nga të cilët 16 në Tiranë.

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë e në afërsi të kalimit të këmbësorëve, në segmente me fushëpamje të kufizuar etj, si dhe janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në të gjithë vendin, 234 drejtues mjetesh, nga të cilët 165 në Tiranë.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 456 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit. 287 drejtues mjetesh duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit. 34 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorrësh pa vendosur kaskën mbrojtëse dhe 22 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor). 24 drejtues mjetesh, nga vende të ndryshme të BE-së, janë konstatuar me shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e të cilëve, duke përfituar nga lehtësirat e parashikuara në Kodin Rrugor, kanë dhënë pëlqimin për të paguar dyfishin e maksimumit të gjobës për shkeljen e konstatuar dhe iu është rikthyer përsëri leja e drejtimit.

Si dhe në të gjithë vendin, po gjatë 24 orëve të fundit, janë vendour 1450 masa për parkime të gabuara e shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Policia Rrugore, në vijim të planit të detajuar të masave do forcojë më tej kontrollet me radar, dragera, punonjës civilë, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore që vijnë si pasojë e këtyre shkeljeve dhe sigurimin e një transporti rrugor me parametra normalë dhe të sigurt, në të gjithë vendin dhe veçanërisht në akset rrugore që të çojnë në pikat e kalimit kufitar me shtetet fqinje.”

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Aksion Aparat Patenta Rrugorja

Nga e njëjta kategori

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës, QKUM pranon defektin: Mjeti mbërriti pas 1 orë e 41 minutash

më shumë...

Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz, flakët i afrohen banesave, pritet evakuimi i banorëve të Madheshit

më shumë...

Berisha drejt SHBA, do të takohet me shqiptarët e Amerikës

më shumë...

“Duhen vetëm 46 bashki”, Mazniku: Kundërshtimet ishin të pritshme, nuk cenohet asnjë shërbim për qytetarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari i përgj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.