Subscribe

Redjan Rraja, i afermi i deputetit socialist Rrahman Rraja është arrestuar nga policia si i dyshuari për atentatin ndaj Arjan Ndoji, ku mbetën të plagosur prokurori, shoferi i tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Laho.

Ai është shoqëruar nga policia e Tiranës mbrëmjes e të hënës, ndërsa sipas  burimeve nga grupi hetimor ka prova të mjaftueshme që e fajësojnë Redjan  Rrajen per perfshirjen ne ngjarjen e rende. Ndërkohë hetuesit po presin rezultatet nga ekspertiza për provat e gjetura në automjet nese ato perputhen me ADN-ne e te arrestuarit.

Sipas burimeve forcat speciale mesyre gjate oreve te nates fshatin Nikel ku disa persona u shoqëruar ndërkohë qe kontrolle u ushtruan edhe ne Elbasan e Durres.

Pasi  i moren ne pyetje te shoqeruarit u lane te lire. Hetimet per atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja po udhehiqen nga prokuroret Anton Martini e Besim Hajdarmataj.

34 vjecari Rraja me profesion stomatolog ishte akuzuar kohë më parë edhe për fshehjen e provave që pengonin të vertetën.

Gjithcka lidhej me vrasjen e Elton Çiços në një lokal në ish bllok në Tiranë teksa, Redjon Rraja që kishte qënë në vendin e ngjarjes kishte fshehur pistoleten e viktimes.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *