Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu inspektoi punimet në spitalin Covid 3 në QSUT.

 “Po punojmë për të zgjeruar kapacitetet dhe kemi filluar punën për të përshtatur ish-shërbimet e kirurgjive në një spital, i cili do të shërbejë për të sëmurët me Covid-19, për përgatitjen e sistemit shëndetësor për fazën e hapjes”.

Gjatë inspektimit, Manastirliu, tha se spitali Covid 3, do të presë rastet që janë në fazë shërimi, në rast se do të ketë një shtim të të prekurve.

“Është një strukturë e cila është e mjaftueshme përsa i përket pacientëve të cilët janë në fazë shërimi dhe duhet vetëm të bëjnë periudhën e kovalishencës, ku do të shërbejë ish-klinika një dhe më pas edhe dy klinikat e tjera të cilat po bëhen gati për të pritur rastet, nëse do të kemi një fluks të të sëmurëve me Covid-19”, tha Manastrliu.

Ministrja deklaroi se po planifikohet rihapja e butë e sistemit shëndetësor për vizitat, konsultat dhe ndërhyrjet operatore, në mënyrë graduale.

“Po tregohemi shumë të kujdesshëm, për të bërë rihapjen e butë dhe të sistemit shëndetësor përsa i përket planifikimeve, përsa i përket konsultave ambulatore, përsa i përket sistemit të vizitave që qytetarët sidomos ato që janë me sëmundje kronike duhet të kryejnë në sistemin tonë, qoftë në atë parësor edhe në atë spitalor. Ndaj jemi duke punuar për të krijuar një kalendar të hapjes sipas disa niveleve të sistemit shëndetësor duke filluar sigurisht nga struktura bazë që është kujdesi parësor dhe duke vijuar edhe në spitale”, u shpreh Manastirliu.

Deri tani janë dy spitale të përshtatur për pandemine, Infektivi në QSUT dhe “Shefqet Ndroqi” në Sauk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *