Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja komentoi për “Vizion Plus” sherrin e ndodhur paraditen e kësaj të diele mes militantëve të PS-PD, teksa qytetarët ishin mbledhur për të festuar Ditën e Verës.

Gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve me gazetaren Pranvera Borakaj, Llatja e quajti këtë një skenë të shëmtuar. Sipas tij, diçka e tillë nuk kishte ndodhur më parë.

“Ishte një skenë e shëmtuar. Vijnë dhe prishin festën e Elbasanit. Një përpjekje e shëmtuar në fakt. Nuk kishte përplasje agjende. Agjenda e kryeministrit fillonte në orën 10.00. Kurse kreu i PD e niste agjendën me një kafe në orën 11.00. Erdhën në Elbasan dhe bënë atë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë, që Dita e Verës, që ka bashkuar tradicionalisht qytetarët, të shndërrohej në këtë formë. Ngjarja e sotme ishte e shëmtuar dhe duhet të shmangeshin. Të dalësh me flamuj partie në Ditën e Verës, nuk kishte ndodhur ndonjëherë kështu. Nuk kishte pse të ndodhte kështu”, u shpreh ai për “Vizion Plus”.

Nga ana tjetër, Gledian Llatja deklaroi se në garën e 25 prillit PS synon të marrë 9 mandate në Qarkun e Elbasanit. Ai është i bindur se një rezultat i tillë është i arritshëm për PS.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *