Detaje të reja zbardhen nga plagosja e një nate më parë në lagjen Haxhias në Elbasan. Dy te plagosurit te identifikuar si  Erand dhe Egis Bekteshi jane vellezer, persona me precident të meparshem ne fushen e lendeve narkotike. Ata qënë në ambjentet e një  lokali kur jane konfliktuar me personat e tjerë. Konflikti mes tyre ka degjeneruar me përdorimin e mjeteve të forta , duke bërë që të dy vëllezërit të mbeten  të plagosur. Ata kanë tentuar të largohen, por janë vijuar të qëllohen edhe në momentin që i janë drejtuar mjetit të tyre Ford Fokus me targa AA 898 IV, per pasoje edhe xhami i pasëm i makinës është thyer. Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje policia duke nisur hetimet për këtë rast, ndërsa pasi ka identifikuar autorët është vënë në ndjekje të tyre, por ende pa rezultat. Ndërkohë dy të plagosurit janë në gjendje jo kritike për jetën. Mësohet se njeri nga të plagosurit Erand Bekteshi është një emër i njohur për policinë e Elbasanit. Duket se ngjarja e mbrëmshme të ketë lidhje me një tjetër konflikt të nisur me 26 shkurt të këtij viti.Po në lagjen   “Haxhias”, gjatë një konfliktit për motive të dobëta u qëllua asokohe shtetasi Erand Bekteshi, pa pasoja për jetën. Policia edhe atëherë identifikoi autorët dhe vetëm në 23 shtator të këtij viti arrestoi  25 vjecarin Rafael Greca dhe vijon ende të jetë në kërkim miku i tij shtetasi E.T. Keta të fundit  me 26 shkurt kanë qënë duke lëvizur me makinë, kur Erand Bekteshi i ka gërrvishtur makinën, për shkak të një konflikti mes tyre dhe ata iu përgjigjen me të shtëna.  Duket se konfliktet mes dy grupeve vijojnë të jenë ekzistuese, duke risjellë në vemendje episode të dhunshme dhe thyerje mjetesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *