Subscribe

Stabilizohet gjendja e Lulzim Kulles i cili ishte shënjestra e atentatit me eksploziv. Shefi i reanimacionit ne spitalin e traumës Jorgo Marga, thotë se nga tre te dëmtuarit qe janë paraqitur ne këtë spital Kulla ka qene me rëndë.

 

Dy te dëmtuarit e tjerë nga shpërthimi e kane kaluar fazën e rrezikut për jetën. Burimet spitalore konfirmojnë se tre te plagosurit do te transferohen ne repartin e djegie plastike ne QSUT për shkak te nivelit te djegieve qe kane ne trup.

 

Atentati me 500 gram eksploziv qe iu be Lulzim Kulles, ne lagjen “Rusi” Shkodër, la te plagosur tete persona te cilët ishin kalimtare te rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *