Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën e raporterit për Shqipërinë Knut Flekenshtjan, e cila e ve theksin tek miratimi dhe zbatimi i reformës ne drejtësi. Kjo reforme është kusht për hapjen e negociatave te anëtarësimit te Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Gjate debatit te nje dite me pare ne Parlament, komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn, deklaroi se miratimi me konsensus politik i reformës ne drejtësi, çka rrit sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit ne vend, e afron Shqipërinë me familjen europiane.
Hahn kërkoi gjithashtu qe hetimet e zyrtareve te profilit te larte te jene me efikase dhe kjo vlen dhe per krimin e organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *