Subscribe

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, z.Shpëtim Idrizi, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, teksa sqaronte të gjitha opsionet e mundshme për koalicion për zgjedhjet e 25-Prillit, deklaroi se mundësia e parë është me PD-në. Por në rast se i duhet një opsion i dytë, Idrizi shtoi se do të donte një aleancë me Vetëvendosjen.

Kreu i PDIU-së nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e bashkëpunimit me PS-në.

Alban Dudushi: Opsioni i parë është me PD-në, por duke ruajtur siglën tuaj? Opsioni i dytë është vetëm?

Shpëtim Idrizi: Duke ruajtur peshën tonë, duke kontribuar në këtë mazhorancë, sigurisht i gatshëm për të bërë edhe kompromiset e nevojshme, por deri në një stad. Opsion i votuar në Këshillin Kombëtar edhe i noterizuar

Alban Dudushi: Opsioni i dytë?

Shpëtim Idrizi: Sigurisht, që nuk kam menduar për një opsion të dytë, por besoj që PDIU, është një parti që e ka peshën specifike edhe në këto limitet e këtyre mandateve. Në qoftë se do më thoje për një preferencë, padyshim që do preferoja një koalicion me Vetëvendosjen, pra të bashkohemi bashkë dhe aty ku ne kemi mundësi ta shtyjmë njëri-tjetrin…psh.

Por, në qoftë se, do të dështonte, megjithëse nuk e shoh, por meqë më duhet të jap një opsion të dytë.

Alban Dudushi: Do shkosh edhe njëherë majtas, por në një të majtë opozitare. Ose më saktë, do afrohesh për një princip, nacionalist, por me një parti të majtë…

Shpëtim Idrizi: Opsionet janë pak…

Alban Dudushi: Me PS-në, përjashtohet absolutisht?

Shpëtim Idrizi: Jo, nuk e përjashtoj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *