Banore te Elbasanit te mbështetur nga Partia Demokratike protestojnë per mungesën e rendit, infrastrukturës dhe largimet politike nga puna. Me thirrje dhe pankarta, ata u mblodhën para prefekturës dhe bashkisë se qytetit. Deputetet demokrate kane akuzuar qeverinë dhe ministrat e saj për harrese te Elbasanit. Ndërsa krimi ne këtë qytet e ka bere te pasigurt jetën e banoreve. Demokratët kane deklaruar se do te vijojnë protestat duke përshkallëzuar edhe veprimet e tyre deri ne reagimet e qeverise. Pak jave me pare kryetari Basha, thirri ne nje takim te gjithë drejtuesit e PD-se ne rrethe, te cilëve iu kërkua te përgatisin protesta ne çdo qytet, qe pritet te kulmojnë ne Tirane.