E mërkurë, 21 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aktivisti shqiptar u ndalua nga autoritetet izraelite, ministri Hoxha: Goxhaj rrugës për në atdhe

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se strukturat e Shërbimit të Jashtëm shqiptar kanë ndjekur çështjen që nga momenti i parë i sinjalizimit, në koordinim me institucionet shqiptare dhe në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite.

Sipas ministrit, Shqipëria ka kërkuar respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke kundërshtuar çdo formë trajtimi të papranueshëm.

Reklamë

Hoxha e cilësoi rastin si një dëshmi të angazhimit të diplomacisë shqiptare për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Reklamë

Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në  atdhe.

Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim me institucionet e tjera shqiptare kanë ndjekur pa ndërprerje çështjen, në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite.

Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën e saj për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke reaguar kundër çdo forme trajtimi të papranueshëm.

Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë përfaqësive tona #diplomatike dhe konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë institucional.

Ky është misioni ynë: të përfaqësojmë e mbrojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe ato kombëtare, të jemi pranë qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në momentet kur ata kanë më shumë nevojë për mbështetjen, kujdesin dhe angazhimin e shtetit të tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë