Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, nuk do të jetë e pranishme në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit që parashikohet të zhvillohet ditën e hënë. Përmes një shkrese drejtuar kryetares së komisionit, Albana Vokshi, ministrja Kumbaro shprehet se për shkak të axhendës së paraprogramuar, e ka të pamundur të jetë në mbledhje, ku do të diskutohet mbi projektligjin për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Por për opozitën qëndrimi i ministres së kulturës nuk është gjë tjetër vetëm se refuzim për të bërë transparencën mbi projektligjin sipas saj, korruptiv, të shembjes së teatrit kombëtar. Drafti – për demokratët – është hartuar për të ngritur kullat e klientëve të Ramës dhe Veliajt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *