Anëtarët demokratë në Këshillin Bahskiak të Tiranës do të kërkojnë sot zyrtarisht shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej dy javësh me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, deklaroi se opozita kërkon zhvillimin e mocionit me debat për shkarkimin e veliajt
“Jemi sot në një situatë ku bashkia e Tiranës e ka kryebashkiakun në burgun e Durrësit prej datës 10 shkurt dhe Këshilli Bashkiak ka sot një mbledhje rutinë, jo me ugjencën e nevojitur të rastit, ku ne kemi bërë kërkesat tona të qarta për ndryshimet e rendit të ditës. E dimë shumë mirë dhe është fakt që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit vetëm për një pjesë të dëmeve që i ka shkaktuar qytetarëve të Tiranës dhe ne kemi kërkuar shkarkimin nga detyra të tij”, tha Alimehmeti.
Opozita akuzoi kryeministrin Rama për shkelje të Kushtetutës pasi ka marrë detyrat e kryetarit të bashkisë së Tiranës.
“Kryeministri nuk ka asnjë tagër që të shkojë e të lajmërojë kryetarin në detyrë, funksion ky që i takon këshillit Bashkiak dhe këtë uzurpim ai e bën sepse është i shqetësuar për veten dhe mandatin e tij si dhe për marrëdhënien që do ketë ai me drejtësinë. Kërkojmë që Rama të zbatojë ligjin, të shkarkojë menjëherë Veliajn duke ju hapur rrugë procedurave ligjore dhe jo ta qajë atë natën, e t’i marrë vendin ditën”, tha Alimehmeti.
Prej datës 10 shkurt që kryebashkiaku Veliaj u arrestua, PD ka kërkuar shkarkimin e tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Tiranë./vizionplus.tv





