E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rebelët Huthë të Jemenit deklaruan të hënën se kanë goditur disa objekte të ndjeshme të naftës bruto dhe qendra transporti në Arabinë Saudite, që lidhin rajonin lindor të vendit me portin Yanbu në Detin e Kuq.

Sipas zëdhënësit të Huthëve, Yahya Sareh, sulmi ishte një kundërpërgjigje ndaj asaj që ai e cilësoi si “ndërhyrje” të dronëve sauditë në hapësirën ajrore të Jemenit. Ai nuk dha detaje mbi dëmet e shkaktuara apo armët e përdorura gjatë operacionit.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite bëri të ditur se forcat e saj të armatosura kanë shkatërruar disa dronë të lëshuar nga territori i Irakut, të cilët, sipas autoriteteve saudite, kishin në shënjestër objektet e naftës së mbretërisë.

Në deklaratën zyrtare, Riadi akuzoi milicitë e mbështetura nga Irani për organizimin e sulmit, duke e cilësuar atë si një kërcënim për sigurinë rajonale dhe infrastrukturën energjetike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë