Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas vetëm hi,...

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet tregojnë se...

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen drejt kryeministrisë

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën 63-vjeçari në...

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz LNG pranë...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën tragjikisht një...

Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën Ovale

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe dy fëmijët...

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, autoritetet: Bandat shqiptare kanë rol kyç në trafikun e kokainës

28 Korrik 10:00

Qyteti i Duranit në Ekuador, një nga zonat më të goditura nga trafiku i drogës dhe luftërat mes bandave kriminale, është kthyer në simbol të krizës së sigurisë që po përjeton vendi, shkruan BBC. 

Kapiteni i Policisë Jean Carlos Bustamante, i cili drejton një njësi të posaçme kundër krimit të organizuar, thotë se armiku i policisë nuk janë vetëm bandat, por edhe korrupsioni i përhapur brenda institucioneve shtetërore.

“Ne kemi shumë njerëz të këqij brenda policisë, brenda shtetit dhe politikës. Shumë prej tyre janë të korruptuar dhe paguhen nga bandat kriminale”, shprehet ai, duke shtuar se beson vetëm te ekipi i tij i përzgjedhur.

Gjatë një operacioni në një lagje të kontrolluar nga banda “Los Aguilas”, efektivët bastisën një banesë të braktisur, ku gjetën dy armë zjarri dhe municion për pushkë automatike. Sipas Bustamantes, çdo armë e sekuestruar është një rrezik më pak në duart e kriminelëve.

Megjithatë, ai pranon se kjo është vetëm një fitore e vogël në një luftë shumë më të madhe.

“Bandat kanë shumë më tepër armë dhe para sesa shteti”, thotë ai.

Kapiteni ka humbur tre miq të ngushtë gjatë përballjeve me grupet kriminale. Ai pohon se nuk ka më frikë për veten, por prindërit e tij jetojnë çdo ditë me ankthin se mund të mos kthehet më në shtëpi.

Ekuadori, korridor kryesor i kokainës drejt Evropës dhe SHBA-së

Sipas autoriteteve ekuadoriane, rreth 70% e kokainës që mbërrin në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara kalon përmes Ekuadorit.

Droga hyn në vend nga Kolumbia dhe Peruja, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, ndërsa bandat vendase, të lidhura me kartelet meksikane dhe grupe kriminale shqiptare, organizojnë transportin drejt tregjeve ndërkombëtare.

Pozicioni gjeografik, kufijtë e dobët, mungesa e burimeve për forcat e sigurisë dhe dalja e gjatë në Oqeanin Paqësor e kanë kthyer Ekuadorin në një nyje strategjike të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Brenda pak vitesh, vendi që dikur konsiderohej një destinacion i qetë turistik është shndërruar në një nga vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në botë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Ekuadorit, gjatë vitit të kaluar u regjistruan mbi 9.200 vrasje.

Lufta kundër bandave dhe akuzat për korrupsion

Presidenti Daniel Noboa ka ndërmarrë një ofensivë të ashpër kundër krimit të organizuar, por kritikët argumentojnë se arrestimi i drejtuesve të bandave ka sjellë copëtimin e grupeve kriminale në organizata më të vogla dhe më të shumta.

Në një tjetër operacion, policia arrestoi tre persona të dyshuar për shpërndarje droge.

Në një vazo me lule u gjetën doza të vogla të drogës “H”, një përzierje shumë e rrezikshme që përmban heroinë dhe shitet për vetëm 1 dollar për dozë.

Megjithatë, vetëm një nga të arrestuarit u akuzua zyrtarisht, ndërsa dy të tjerët u lanë të lirë.

Koloneli Santiago Gavilanes, zëvendëskomandant i policisë së Duranit, fajëson sistemin e drejtësisë për lirimin e vazhdueshëm të të dyshuarve.

“Ne i arrestojmë, ndërsa ata lirohen. Më pas i gjejmë sërish në operacione të tjera. Disa prej tyre vazhdojnë të vrasin njerëz dhe lënë pas familje të shkatërruara”, deklaron ai.

Sipas tij, bandat kriminale kanë para të mjaftueshme për të korruptuar gjyqtarë, prokurorë dhe politikanë.

Një oficer tjetër policie, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për arsye sigurie, tregoi se kishte marrë oferta ryshfeti me vlerë të mjaftueshme për të dalë në pension, por i kishte refuzuar.

Ai beson se dikush nga brenda policisë kishte informuar bandat për pozicionin dhe detyrën e tij.

Banda: “Paguajmë policët që të na paralajmërojnë”

Gjatë një takimi me një grup kriminal në periferi të Duranit, lideri i bandës, i identifikuar me emrin “Jonathan”, pranoi se kishte katër efektivë policie në listën e pagesave.

“Sapo policia planifikon një operacion, ata më telefonojnë. Më thonë të fsheh armët dhe drogën ose të largohem. Kur mbërrijnë, nuk gjejnë asgjë”, deklaroi ai.

Sipas tij, ky rrjet informatorësh i kushton bandës nga 1.500 deri në 2.000 dollarë në muaj.

Jonathan pranoi gjithashtu se është trafikant droge dhe vrasës.

Kur u pyet se sa persona kishte vrarë, ai u përgjigj: Rreth tetë. Nuk i mbaj mend saktësisht.

Ai tha se banda e tij lufton vetëm kundër grupeve rivale, por pranoi se adoleshentë të armatosur janë pjesë e organizatës.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, fëmijë vetëm 12 vjeç rekrutohen nga bandat, ndërsa në moshën 15-vjeçare shumë prej tyre shndërrohen në vrasës me pagesë.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Banda Ekuador

Nga e njëjta kategori

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

më shumë...

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas vetëm hi, banorët shpërthejnë në lot

më shumë...

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet tregojnë se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracinë

më shumë...

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz LNG pranë Egjiptit (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:52

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

8:28

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas...

8:13

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet...

8:11

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla...

7:54

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen...

7:50

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë...

7:48

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

7:18

Shkuan për të inspektuar lidhjet ilegale, qëllohen...

6:56

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz...

6:36

Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz...

6:29

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

6:17

Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën...

5:50

Frutat që duhet të konsumoni në këto...

5:46

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe...

5:40

BE kritikon Vuçiçin për deklaratat e bëra...

5:33

Nis asfaltimi i rrugës Potom–Backë–Qafa e Martës,...

5:27

E akuzuan për tradhti kombëtare, dënohet me...

5:09

Tragjedia e trefishtë në Shkodër, Begaj: Jam...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:54

Mali i Zi njeh me ligj pushimin...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.