Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
02 June 2026
Vizion fokus

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra finaliste prezantojnë...

Tragjedi në SHBA, 52-vjeçari vret gjashtë anëtarë të familjes,...

Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën...

Pas protestave për Zvërnecin, Rama merr shembull Costa Navarino-n...

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos më jep...

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë projekt për...

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga detyra

“Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin”, Trump bisedë...

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

PD akuzon Ramën: Dhunë shtetërore në Dibër, apel qytetarëve mos bini pre e provokimeve

29 Qershor 16:36

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj se po nxisin konflikt dhe dhunë duke mashtruar.

 

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka përmes një deklarate për mediat ka theksuar se në Dibër po ushtrohet dhunë shtetërore, pasi protestat kanë qenë paqësore.

 

Sipas tij policët janë lënduar nga kolegët e tyre, duke sjellë edhe njëherë dëshminë e infermieres në spitalin e Dibrës.

 

“Regjimi në ikje e Edi Ramës e ka kthyer dhunën shtetërore në mjetin kryesor që mishëron procesin kriminal, anti kushtetues dhe antiligjor të 30 Qershorit. Dibra është prova më e qartë e kësaj dhune shtetërore. Policë, njerëz mer maska dhe uniforma shteti, por pa identifikim, si dhe forca speciale të ushtrisë me uniforma të përziera janë bërë njësh për të dhunuar, për të terrorizuar qytetarët e Dibrës dhe për t’i detyruar ata të dalin në votimet moniste dhe të paligjshme, të organizuara nga Edi Rama.

Mbrëmjen e djeshme nuk ka ndodhur asgjë nga ato që policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt mashtroi. Ka patur vetëm protestues paqësorë në të drejtën e tyre kushtetuese për të kundërshtuar rikthimin e diktaturës në vend.  E vetmja që ka qenë në paligjshmëri, ishte policia, e cila ka goditur me gaz lotsjellës protestuesit paqësore. Dëshmia e infermieres kurajoze nga Dibra, rrëzon poshtë propagandën dhe mashtrimet luftënxitëse të Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës. Infermierja tha të vërtetën se policët nuk janë lënduar nga protestuesit paqësorë, por nga vetë kolegët e tyre.  Në dhunim të rëndë të ligjit, policia dhe forca të paidentifikueshme, të pajisura me armatim ushtarak dhe jo policor, kanë ndërhyrë si banditë në familjen Kaloshi në Dibër, duke arrestuar dhe dhunuar në orën 03.00 të mengjesit disa anëtarë të kësaj familjeje. Ata kanë goditur me gaz lotsjellës dhe janë treguar barbarë kundër grave dhe fëmijëve, duke i goditur dhe duke i ndaluar të marrin menjëherë ndihmën e shpejtë.  Arsyeja e vetme e kësaj dhune shtetërore dhe kriminale është se anëtarët e familjes Kaloshi janë kundërshtarë politikë të regjimit të Edi Ramës. Dhuna shtetërore në Dibër organizohet nga e njëjta bandë shtetëroro-kriminale që ka dalë në përgjimet e BILD-it, duke blerë vota, duke kërcënuar dhe dhunuar qytetarët, duke penguar votën e kundërshtarëve.”

 

Gjithashtu Paloka  është shprehur se qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka.

 

Ndërkohë që ka theksuar se PD-ja u ben thirrje çdo qytetari të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës, dhe ka bërë thirrje qytetarëve që ta refuzojnë dhe ta braktisin Ramën me 30 qershor.

Posted Under:
Politike
Tagged:
dhune Diber Paloka thirrje

Nga e njëjta kategori

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra finaliste prezantojnë projektet, Rama: Koha për transformim

më shumë...

Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit, shoqërohet drejt Skraparit

më shumë...

Pas protestave për Zvërnecin, Rama merr shembull Costa Navarino-n në Greqi: U tha se po vinte fundi i botës, sot perlë e rrallë e turizmit

më shumë...

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:43

Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve/ 5 skuadra...

9:18

Aksident në Kaninë të Vlorës, një person...

9:04

Tragjedi në SHBA, 52-vjeçari vret gjashtë anëtarë...

8:39

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore, mbi...

8:33

Aksident fatal në orët e para të...

8:30

Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i...

8:24

Pas protestave për Zvërnecin, Rama merr shembull...

8:12

Moti sot, kushte atmosferike të qëndrueshme në...

12:56

Shtyhet televotimi, Sara: Zhaku do vazhdojë të...

11:41

“Zgjedh të jem në jetë ai që...

10:27

Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen...

10:13

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos...

9:57

“Po argëtohem duke u tallur”, Zhaku, Iliri...

9:26

Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai...

9:10

Nis Ferma VIP 3, surpriza, eliminime dhe...

9:03

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë...

8:55

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga...

8:49

“Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin”,...

8:23

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të...

8:20

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

Më të klikuarat

  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin...
  • “Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.