Analisti Blendi Kajsiu u pyet në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” edhe për humbjen që po shënon opozita në betejën e saj në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor.

 

Për Kajsiun, një dështim i till pritej, ndërsa shtoi se PD po bën rolin e viktimës.

 

Sipas tij, ata që duhet të ankohen janë partitë e vogla.

 

 “Jemi në 2021, institucionet duhet të ishin të pavarura nga partitë. Viktima e vërtetë e këtij sistemi nuk është PD, por partitë e reja, alternativat e reja. “Vetëvendosje” nuk ka as numëruesit, as përfaqësuesit e tyre; në zgjedhje blihet me shumë shpejtësi vota e tyre. PD, duke bërë rolin e viktimës, në fakt po fsheh një problem shumë madhor që ka skena jonë politike: dalja e forcave të reja. Është një problem që vjen nga qeveria, por edhe nga opozita.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *