Kreu i demokratëve, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, pas përmbylljes së procesit të votimit, ku theksoi se qytetarët shqiptarë sot zgjodhën ndryshimin.
Sipas tij, shqiptarët ia besuan votën e tyre PD-Aleancës për Ndryshim, ndërsa iu bëri thirrje numëruesve dhe komisionerëve që ta mbyllin procesin me përgjegjësi.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim që numëruesit dhe komisionerët do të përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, durim dhe sipas ligjit. Siç kam thënë edhe në fillim të fushatës, në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton.”





