Policia e Lezhës ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes së një personi të shtunën.

 

Informacioni policor bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Porosia” në pranga ranë shtetasit S.H, 18-vjeç, banues në Elbasan dhe M.K, 43-vjeç, banues në Shënkoll.

 

Sipas uniformave blu të Lezhës, shtetasi me iniciale S.H, i porositur nga shetasi M.K,  më datë  30.03.2019,  gjatë orëve të vona të natës  do të qëllonte me armë zjarri në drejtim të  një shtetasi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij,   dhe më pas do t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për tu larguar.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri automatik  kallashnikov, një karikator me fishekë 30 copë, një çantë me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte 45 fishekë model 56, një kapuç  ngjyrë të zezë, një palë doreza ngjyrë të zezë dhe  dy aparate telefoni celular të markës Samsung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *