Subscribe

Frika nga përhapja e koronavirusit ka vendosur të gjithë vendin në “shtetrrethim”.

 

Si kurrë më parë, të gjitha rrugët në qytetin e Durrësit këtë të premte ishin të boshatisura nga makinat, ndërsa të vetmet lëvizje kanë qenë ato të qytetarëve me bicikletë dhe të patrullave të policisë.

 

Por pavarësisht urdhrit të qeverisë, të shumtë kanë qene dhe shoferët rebelë. Sipas policisë, 32 persona janë ndaluar gjatë orëve të para të mëngjesit pasi u kapën duke lëvizur me makina, ndrësa nuk kanë munguar as penalitetet ndaj tyre.

 

E njëjta panoramë, u regjistrua dhe në qytetin e Vlorës. Në të gjitha akset kryesore të qytetit janë vendosur postblloqe të shutma të policisë e ushtrisë, ndërsa janë bllokuar 33 automjete pasi u kapën duke lëvizur në rrugët e qytetit pa autorizim.

 

Në Elbasan po ushtrohen kontrolle të shumta ndërsa të vetmet lëvizje janë ato të qytetarëve me këmbë dhe me bicikletë.

 

Kufizim të lëvizjeve pati dhe në qytetin e Lezhës, të Fushë Krujës, dhe atë të Shkodrës.

 

Shumë biznese në këto qytete janë sensibilizuar, dhe kanë ulur qepenat, ndërsa shumë qytetarë janë vetizoluar.

 

Masa drastike janë marrë dhe në Dibrë, Korcë e Berat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *