Subscribe

Të gjitha shoqëritë e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të përfitojnë një mbështetje financiare prej 100 lekë për litër për karburantin e përdorur, për tre muaj.

 

Vendimi i qeverisë parashikon që për muajin gusht, shtator dhe tetor kompanitë do të përfitojnë  këtë kompensim si mbështetje për çmimin e rritur të naftës.

 

Subjektet kanë afat për të aplikuar pranë administratës tatimore nga dhjete shtatori deri në 1 dhjetor të këtij viti, duke paraqitur edhe dokumentacionin përkatës. Për secilën nga shoqëritë,  kompensimi do të jetë për të njëjtën sasi karburanti të shpenzuar për këto tre muaj të vitit 2021, por jo më shumë. Kushti është që të paraqesin fatura e blerjes së karburantit përgjatë këtyre muajve.

 

Sipas vendimit të publikuar, administrata tatimore mund të kryejë edhe verifikime në vend në rast të pasaktësive të dokumentacionit. Kjo është paketa e dytë mbështetëse që i vjen në ndihmë sektorit të transportit, i cili është 100 % i ekspozuar ndaj rritjes së ndjeshme të çmimit të naftës.

 

Paketa e parë kishte afat tremujor, mars, prill maj me të njëjtat kritere dhe masë përfitimi. Ndërkohë që çmimi i naftës i është rikthyer sërish shtrenjtimit, duke iu afruar vlerave maksimale, në 248 lekë për litër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *