Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 February 2026
Vizion fokus

Protesta e opozitës, ministrja Koçiu ndan pamjet: Besimtarët kërkojnë...

Protesta e dhunshme e opozitës, Rama: Kur mortja e...

Demokratët përplasen me efektivët, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu...

Opozita mbyll tubimin, Berisha akuza dhe mallkime nga selia...

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici...

Protesta e opozitës, reagon sërish Koçiu: Shfaqje e shëmtuar!...

Sërish tensione te rruga e Elbasanit, protestuesit hedhin fishekzjarre...

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën...

Protesta e PD-së, Balla: Goditën flamurin kombëtar, Policinë e...

I dënuar me 18 ditë burgim, ndërron jetë i...

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

20 Shkurt 20:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryediplomatin amerikan, Marco Rubio, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Osmani tha se me sekretarin amerikan të Shtetit ka diskutuar për mundësitë e forcimit të “aleancës sonë si dhe si dhe hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin tonë”.

“Në veçanti, e falënderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyç për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.

Osmani theksoi se me SHBA-në, Kosova është e bashkuar për të mbrojtur paqen dhe për “të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj”.

Sipas njoftimit, takimi në DASH ndodhi në 18-vjetorin e lidhjes së raporteve diplomatike mes dy shteteve.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe Shtetet e Bashkuara ishin ndër vendet e para që e njohën.

Prishtina e konsideron si qenësore aleancën me SHBA-në, vend që ka kontribuar në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

SHBA-ja po ashtu ofron siguri në Kosovë, pasi ka afër 600 trupa paqeruajtëse, në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Viteve të fundit, Kosova – që është në proces të shndërrimit të Forcës së Sigurisë në ushtri – ka intensifikuar blerjet në fushën e mbrojtjes.

Armatimet që së voni ka blerë Kosova vijnë kryesisht nga SHBA-ja, Turqia, Gjermania dhe shtete të tjera, që janë pjesë e NATO-s, aleancën ushtarake perëndimore ku Kosova synon që një ditë të bëhet pjesë.

Ndryshe, presidentja Osmani që dy ditë ndodhet në SHBA, ku më 19 shkurt mori pjesë në takimin inaguruese të Bordit të Paqes – nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, për dhënie fund të konflikteve në botë.

Kosova është anëtare themeluese e këtij bordi, themelimi i të cilit është paraparë në planin 20-pikësh të Trumpit për paqe në Gazë.

Kosova është zotuar që të ndihmojë me trupa ushtarake përmes këtij bordi.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Marco Rubio Vjosa Osmani

Nga e njëjta kategori

Protesta e opozitës, ministrja Koçiu ndan pamjet: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

më shumë...

KE: Pagesat nga Plani i Rritjes, pas njoftimit formal nga Kosova

më shumë...

Opozita mbyll tubimin, Berisha akuza dhe mallkime nga selia blu: Zoti ju vraftë, protesta tjetër më e fuqishme

më shumë...

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 30 persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:38

Protesta e opozitës, ministrja Koçiu ndan pamjet:...

10:34

Protesta e dhunshme e opozitës, Rama: Kur...

10:13

KE: Pagesat nga Plani i Rritjes, pas...

10:04

Demokratët përplasen me efektivët, Flamur Noka dhe...

9:45

Opozita mbyll tubimin, Berisha akuza dhe mallkime...

9:37

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen...

9:31

Protesta e opozitës, reagon sërish Koçiu: Shfaqje...

9:11

Sërish tensione te rruga e Elbasanit, protestuesit...

Foto ilustruese
8:48

Goditet me thikë 27-vjeçari në Tiranë

8:48

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues,...

8:42

Protesta e PD-së, Balla: Goditën flamurin kombëtar,...

8:34

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin...

8:04

Tensione para Kuvendit, protestuesit hedhin molotov, policia...

7:48

I dënuar me 18 ditë burgim, ndërron...

7:47

Hedhja e molotovëve drejt kryeministrisë, reagon Albana...

7:35

Protesta e PD-së/ Nis sulmi me fishekzjarre...

7:34

“Opozita më e guximshme e Evropës”, Berisha...

7:30

Protesta e PD-së, Berisha: Është rikthyer farsa...

7:21

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Berisha:...

7:15

Lapaj refuzon sërish t’i bashkohet Berishës, i...

Më të klikuarat

  • E PLOTË/ Egli Pashollari u vra nga Gazmend Buçpapa! 5 vite m...
  • I mori jetën Egli Pashollarit, dyshohet se 31-vjeçari i ngac...
  • U qëllua me thikë, ky është 31-vjeçari që mbeti viktimë! Si...
  • Krim pasioni te Delijorgji! 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku u pla...
  • VIDEO/ E rëndë, 21-vjeçarja tentoi t’i shpëtonte kafshimit t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.