Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, e ka garantuar ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli gjate një takimi ne Vjene, se organizata qe ai drejton do t’i vëzhgoje me shume prioritet zgjedhjet ne Shqipëri. Ai shprehu edhe njëherë mbështetjen e forte te OSBE-se per reformat e nisura në Shqipëri dhe gatishmërinë e organizatës për të vijuar të ndihmojë procesin zgjedhor në vend. Sekretari i Përgjithshëm solli ndërmend kontributin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri për shkatërrimin në mënyrë të sigurt të municioneve të tepërta dhe lëndëve kimike të rrezikshme në vend, ndërsa diskutoi me ministren Kodheli ne lidhje me sfidat e sigurisë. Nga ana e saj, ministrja e falenderoi sekretarin e përgjithshëm te OSBE-se per rolin dhe kontributin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë.