Njësia Operacionale Lëvizëse e Qarkullimit Rrugor gjatë gjatë ditës së sotme është stacionuar në të gjitha rrugët kryesore të Qarkut Dibër.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në terren, forcat e kësaj njësie kanë ndëshkuar dhjetra drejtues mjetesh të konstatuar të parregullt nga ana e dokumentacionit apo në shkelje të kodit rrugor.

Burime pranë kësaj njësie thanë se gjatë punës së tre grupeve në terren të vendosur në Mat, Bulqizë e Dibër, janë hequr 10 leje drejtimi për drejtues mjetesh të konstatuar në shkelje të kodit rrugor.

Po ashtu, sipas të njëtave burimeve, 80 drejtues mjetesh janë dërguar në komision si dhe janë vendosur dhjetra masa të tjera administrative.

Aksioni i Njësisë Operacionale Lëvizëse do të vijojë edhe në orët në vazhdim në të gjithë qarkun Dibër, ku në shënjestrën e tyre do të jenë edhe mjetet e transportit publik apo të atyre që transportojnë nxënës nëpër shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *