Subscribe

215 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Vlorës ne nje operacion te organizuar gjate natës. Lënda narkotike u zbulua në një automjet të tipit Bmw X5. Uniformat blu, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një mjet po transportonte lëndë narkotike, janë vënë menjëherë në ndjekje të tij. Por sapo ka vënë re që po ndiqej nga policia drejtuesi i mjetit ka rritur shpejtësinë. Duke përfituar nga errësira,  ai ka mundur të largohet dhe braktisur makinën në një rrugë rurale pranë fshatit Sherisht bashke me ngarkesën. Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të automjetit, policia gjeti 13 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban me peshë totale prej 215 kilogramë. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e makinës dhe për arsye hetimi nuk bën emrin e tij. Hetuesit janë vene ne kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale pasi ka dyshime per ekzistencën e nje grupi te organizuar. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit te lëndëve narkotike, policia ka arrestuar në flagrancë  Gentian Papa, 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *