Operacioni Forca e Ligjit është rikthyer në terren dhe ka sekuestruar 9 automjete. Po ashtu është vendosur sekuestro edhe për një pasaportë, për moslejimin e daljes jashtë shtetit të poseduesit të saj, për një afat 6-mujor.

Një personi me banim në Farkë me inicialet E.D. i janë sekuestruar tre makina. Ndërkohë në listë janë edhe katër gra nga Korça, Lezha dhe Gjirokastra.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për 9 automjete dhe një pasaportë dhe konkretisht:

– Tre automjete autovetura në pronësi të shtetasit E. D., banues në Farkë, Tiranë;

– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;

– Automjeti Audi A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;

– Automjeti në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;

– Automjeti në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në Gjirokastër”

Automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *