Subscribe

I gjithë përshkallëzimi i masave të ndërmarra nga qeveria në luftën kundër përhapjes së koronavirusit janë në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në intervistën e dhënë për Vizion Plus, përmes “SKYPE”, për të shmangur kontaktin fizik, Raul Gonzalez, theksoi se çdo masë, sado drastike të cilësohet nga qytetarët, është në mbrojtje të tyre nga infektimi me koronavirus.

 

RAUL GONZALEZ

DREJTOR I ZYRES SE OBSH NE TIRANE

…Çdo vendim i qeverisë është sipas rekomandimeve të OBSH-së. E dimë që është e pamundur të ndalosh virusin, por ne e dimë si përhapet, prandaj çdo masë është e domosdoshme. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë për çdo vendimarrje, që nga identifikimi i pacientit zero…

 

Infektimin deri më tani i 23 personave në harkun e katër ditëve, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cilëson të ulët.

 

RAUL GONZALEZ

DREJTOR I ZYRES SE OBSH NE TIRANE

…Deri me tani përhapja e virusit është e ulët dhe ky është një lajm i mirë. Duhet të jemi shumë vigjilent dhe të ndjekim të gjitha këshillat, si në këtë rast që po komunikojmë virtualisht…

 

Duke vlerësuar se çdo vend ne kufi me Italinë, dhe veçanërisht Shqipëria rrezikon një numër të madh të të infektuarëve, respektimi i këshillave thotë Gonzalez nuk duhet të injorohen për asnjë arsye.

 

RAUL GONZALEZ

DREJTOR I ZYRES SE OBSH NE TIRANE

…Të gjitha vendet që janë në kufi me Italinë janë të rrezikuara, veçanërisht Shqipëria lidhjet e së cilës janë të shumta, prandaj qeveria ka ndërmarrë këto masa për të mos pasur të njëjtën situatë si në Itali….

 

Një apel e ka për ata qytetarë që nuk janë mbartës të virusit dhe që në përditshmërinë e tyre mbajnë maska.

 

RAUL GONZALEZ

DREJTOR I ZYRES SE OBSH NE TIRANE

…Shoh  në rrugë shumë njerëz që mbajnë maska, në fakt janë të panevojshme. Ato duhet ti mbajnë bluzat e bardha, si nëpër qendra spitalore dhe në pikat kufitare kur hyjnë e dalin njerëz. Mbajtja e tyre në rrugë i shkakton të tjerëve panik dhe pasiguri. Njerëzit duke kujtuar se janë të mbrojtur nga rrugët e frymëmarrjes harrojnë këshillat e tjera të higjienës personale. Është një dëm i madh që po bëhet.

 

Nëse doni të mbroni veten dhe të jepni shembullin tuaj në mospërhapjen e koronavirusit, përfaqësuesi i OBSH-së, këmbëngul në larjen e duarve, reduktimin e daljeve, udhëtimeve dhe vendet me shumë njerëz.

 

…Nëse njerëzit do të të respektojnë këshillat, situata nuk do të precipitojë, në të kundërt virusi do të shpërndahet dhe ky do të jetë një problem i madh….

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *