Pandemia e Covid-19 që gjunjëzoi mbarë botën, përballi popullatën jo vetëm me pikëpyetjet e shumta që lidheshin me virusin e ri dhe rrezikshmërinë por edhe me infodeminë.
Informacionet e rreme e të paverifikuara të shpërndara në rrjetet sociale ndikuan shumë negativisht në fushatat sensibilizuase të secilës hallkë në sistemin shëndetësor.
Kështu u shpreh përfaqësuesja rajonale e OBSH Cristiana Salvi e cila tha se fact-cheking është shumë i rëndësishëm.
CRISTINA SALVI
Infodemia ka qene nje problem me vete gjate kohes se Covid-19 ne cdo vend te botes. Informacionet e ndryshme dhe te pasakta ishin te pranishme qe ne fillimet e pandemise, vecanerisht informacionet ne rrjetet sociale perbenin nje problem me vete. Fact-checking(verifikimi I fakteve) eshte shume I rendesishem ne ditet e sotme. Ne ishim perballur me heret me Ebolan, Zikan, por nuk ishim perballur me nje situate te tille si kjo e pandemise se covid 19. Per shmangur cdo informacion te rreme duhet tu referohemi vetem personave te afte per nje gje te tille dhe jo atyre qe sjane te fushes.
Keqinformimi në rrjetet sociale kryesisht i fushatës së vaksinimit pati ndikimin e saj.
Ne te tilla situata duhet te inkurajojme popullaten qe ti respektoje masat e percaktuara nga autoritetet shendetesore. Ajo cfare duhet te bejme eshte ti degjojme njerezit, te kuptojme cili eshte perceptimi I tyre per pandemine dhe ne duhet te perocojme mesazhet e duhura qe I pershtaten disi perceptimit te tyre per pandemine.
Konferenca e sotme e përfaqësuesve të OBSH në vendet e Ballkanit perëndimor ishte e para që u zhvillua dhe rrugëtimi i saj do të vazhdojë edhe në vendet e tjera fqinje.