Të paktën 50 persona janë vrarë pasi një tren është përplasur drejt një turme njerëzish, të cilët kanë qenë duke shikuar fishekzjarret në një festival religjioz në Indi.

Autoritetet lokalë bënë të ditur se qindra persona janë mbledhur nëpër binarë të trenit në pjesën veriore të Indisë dhe nuk kanë dëgjuar se kur është afruar treni I cili fatkeqesisht nuk u ndal në kohë.

“Ka pasur shumë zhurmë pas ndezjes së fishekzjarreve dhe duket se nuk kanë mundur të dëgjojnë trenin”, ka thënë një zyrtar policor për agjencinë e lajmeve AFP.

Incidenti i 19 tetorit është konsideruar si një ndër më vdekjeprurësit në sektorin hekurudhor në këtë vend.

Në një raport të Qeverisë në Indi më 2012 ëshë gjetur se gati 15,000 persona vdesin në binarët e trenit çdo vit në këtë shtet të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *