Subscribe

Noterja Miranda Xhemalçe, ka reaguar pas lajmit të betimit të Arta Vorpsi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka ka theksuar se ajo thjesht ka bërë detyrën si notere.

 

Në reagimin e saj Xhemalçe në një prononcim për mediat është shprehur se me Vorpsin ka vepruar njësoj si me të gjithë qytetarët e tij, të cilët bëjnë një deklaratë noteriale.

Gjithashtu ajo ka theksuar se Vorpsi nuk është betuar në kushtetutë, por vetëm hodhi firmën.

 

Më ka paraqitur një deklaratë të hartuar jashtë zyrës time noteriale dhe më vjen me deklaratën si çdo qytetar tjetër dhe unë vetëm kam vërtetuar nënshkrimin e saj. E hodhi firmën në praninë time duke më vënë në dijeni për çfarë bëhet fjalë. Kam legalizuar vetëm nënshkrimin e Arta Vorpsit, kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj. Mu paraqit me kartë identiteti, verifikova kartën në sistem dhe unë kam bërë vërtetimin e nënshkrimit të firmës së saj. Mbi kushtetutën jo, unë nuk mund të marr atributet e Presidentit apo personave të tjerë. Nuk vuri dorë mbi Kushtetutë, firmosi emër mbiemër në deklaratën e saj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *