Subscribe

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman, ndodhet në Prishtinë në një vizitë zyrtare. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen Donika Gërvalla ai ka deklaruar se modeli kroat për të drejtat e pakicave, mund të shërbejë si shembull edhe për Kosovën.

 

“Ky model është promovuar përmes ligjit kushtetues për të drejtat e pakicës dhe është i suksesshëm si i tillë. Ndoshta mund të shërbejë si një shembull. Natyrisht se ishte i vlerësuar në lidhje me anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian. Ky model ka rezultuar me sukses tek ne, por të gjithë ata që dëshirojnë ekzitojnë modele të shumta në botë, që mund të shfrytëzohen. Ndoshta nuk janë të suksesshme në disa situata, kjo është çështje tjetër.

Ndërkaq, Ministrja Gërvalla nënvizoi se asnjë lloj asociacioni apo mekanizmi, nuk mund të zbatohet në Kosovë, nëse shkelet Kushtetuta.

 

Të gjitha modelet që kemi trajtuar kemi konstatuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, minoriteteve të veta iu jep më shumë të drejta se të gjitha modelet që kemi parë. Qoftë përfaqësimi në parlament, në nivelin lokal, madje edhe prezenca e vazhdueshme e pakicës serbe në kabinetin qeveritar është një element unik që ia jep Kushtetuta. Ne i kemi trajtuar modelet i kemi parë cilat janë ato, të cilat nuk vijnë në shprehje pasi shkelin vijat e kuqe që kemi në këtë dialog. Asnjë lloj formacioni, asociacioni apo mekanizmi nuk mund të implementohet në Kosovë nëse shkel sovranitetin e vendit, kushtetutën e vendit dhe funksionalitetin e Kosovës.

 

Gjatë konferencës, kryediplomati kroat mirëpriti edhe avancimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke veçuar nënshkrimin e deklaratës për të zhdukurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *